Lladrovci: Kur nuk është i mirë ligji – ndryshohet, por deri atëherë po ashtu respektohet

Kosova

Lladrovci: Kur nuk është i mirë ligji – ndryshohet, por deri atëherë po ashtu respektohet

Më: 18 prill 2020 Në ora: 16:57
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se ligjet nuk duhet të shkelen, pavarësisht rrethanave, por, nëse ato nuk janë të mira, të ndryshohen me procedura ligjore.

Lladrovci në rrjetin social ka shkruar se “ligjin e dobët, përmirësoje, por mos e shkel. Asnjë nga ligjet që i kemi, ashtu e ashtu nuk ka moshë më të madhe se 20 vjet, por, deri në përmirësimin e tyre, respektoji, sepse, ndryshe ndëshkohesh, herët a vonë”.

Shkrimi i plotë i tij në facebook:

Përvoja partiake ka dallim të madh me përvojën institucionale. Përgjegjësitë e vullnetarizmit dhe tifozërisë, janë si dita me natën kundrejt përgjegjësive ligjore e kushtetuese.

Kur e mendoj ilegalitetin e viteve ’80, e deri sot, në krye të komunës, kishte shumë situata të rënda e të paparashikuara, megjithatë jam munduar që ligji të jetë drejtimi im i vetëm në punën që bëj.

Një gjë është e sigurt, shkelja e ligjit pa dashje, shkelja me qëllim të mirë, shkelje e vogël, shkelje për shkak të rrethanave, shkelje e ligjit pa dije, në esencë janë shkelje, pavarësisht rrethanave.

Për të evituar shkeljet ligjore, duhet përshtatur ligjet, në pajtim me procedurat, rrethanat dhe normat ndërkombëtare.

Ligjin e dobët, përmirësoje, por mos e shkel. Asnjë nga ligjet që i kemi, ashtu e ashtu nuk ka moshë më të madhe se 20 vjet, por, deri në përmirësimin e tyre, respektoji, sepse, ndryshe ndëshkohesh, herët a vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat