18 persona në Istog testohen për COVID-19, dyshohet se patën kontakt me 39 vjeçaren që vdiq

Kosova

18 persona në Istog testohen për COVID-19, dyshohet se patën kontakt me 39 vjeçaren që vdiq

Më: 18 prill 2020 Në ora: 21:50
Ilustrim

Edhe 18 persona nga Lluga e Istogut janë testuar sot, të njëjtit dyshohet se kanë pasur kontakt me 39 vjeçare, e cila ditë ditë parë u tha se vdiq nga COVID-19.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, teksa ka shtuar se janë testuar persona të kontaktit, të rrethit të dytë.

Osmanaj, ka bërë me dije se familjarët e viktimës kanë rezultuar negativ.

“Është e vërtetë janë marrë edhe 18 mostra të rasteve të kontaktit të rrethit të dytë të viktimës. Mostrat e para të kontakteve të afërta kanë dalë negativ: familja e saj, prindërit, fqinjët, ekipi QKMF-së në Istog dhe ekipi i spitalit të Pejës”, ka deklaruar Osmanaj.

Drejtori, Osmanaj ka konfirmuar gjithashtu se gjatë ditës ka ndodhur zhvarrimi i trupit të të ndjerës, pasi familjarët kanë dyshime rreth vdekjes së saj.

“Po sot është zhvarrosë ndonëse unë nuk kam pasur informacion zyrtare për këtë”, është shprehur ai.

Trupi i të ndjerës, tashmë ndodhet në obduksion.

Ditë më parë, për 39 vjeçaren është thënë se ka qenë e infektuar me Covid-19 dhe si pasojë e këtij virusi humbi jetën.

S.Kukleci, para se të rezultonte pozitiv në testimin me koronavirus, kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll.

Pasi gjendja e saj nuk ishte stabile, nga Istogu ajo u dërgua për në Spitalin Regjional të Pejës ku edhe ka qëndruar për dy ditë. Familjarët nuk po pajtohen assesi që ajo ka vdekur përkundër se vdekja e saj është konfirmuar nga instancat kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat