​MPBAP dënon djegien e xhamisë në Vërboc të Drenasit

Kosova

​MPBAP dënon djegien e xhamisë në Vërboc të Drenasit

Më: 19 prill 2020 Në ora: 19:10
Xhamia

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike e dënon fuqishëm aktin vandal të dëmtimit dhe djegies së xhamisë në fshatin Vërboc të Drenasit, duke thënë se ky akt kriminal synon të provokojë ndjeshmërinë e besimtarëve dhe dëmton rëndë tolerancën fetare dhe bashkëjetesën në vend.

Me këtë rast, u.d. ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka kërkuar angazhim maksimal deri në gjetjen e personave përgjegjës që e kanë kryer këtë vepër, të cilët duhet të dalin para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të bëhet zbardhja sa më e shpejtë e këtij rasti.

Sveçla falënderon banorët e fshatit dhe përgjithësisht besimtarët, të cilët nuk kanë rënë pre e provokimeve që mund të jenë orkestruar prej qarqeve që kanë interesa në destabilizim e dobësim të shtetësisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat