Latifi thotë se fermerët nuk i kanë marrë subvencionet për vitin 2019

Kosova

Latifi thotë se fermerët nuk i kanë marrë subvencionet për vitin 2019

Më: 20 prill 2020 Në ora: 11:57
Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka thënë se shqetësim serioz i fermerëve mbetet fakti se ende nuk janë bërë të gjitha pagesat direkte për vitin 2019.

Në emisionin Ora Shtatë, ai ka thënë se problemi tjetër është se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ende nuk e ka lëshuar thirrjen për subvencione dhe grante për vitin 2020.

“Ata [fermerët] mund të shkojnë në tokat e tyre dhe t’i realizojnë detyrat, por shqetësimet serioze janë se ende nuk janë bërë të gjitha pagesat direkte për vitin 2019. Pra jo të gjithë fermerët i kanë marrë subvencionet”.

“Po ashtu Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nuk e ka lëshuar thirrjen për subvencione dhe grante për vitin 2020”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat