Latifi: Rahoveci vazhdon të mbetet i paprekur nga Covid-19

Kosova

Latifi: Rahoveci vazhdon të mbetet i paprekur nga Covid-19

Më: 22 prill 2020 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë të ditur se kjo komunë nuk ka asnjë të prekur nga koronavirusi.

Latifi njoftoi se 24 personat nga Krusha e Madhe që u testuan pas kontaktit me shitësit e fidaneve nga komuna e Malishevës rezultuan negativ me Covid-19.”Sapo jam informuar se nga 24 mostrat e marra nga IKSHPK nga qytetarët e Krushës së Madhe me rrethinë, të cilët kanë qenë të vetizoluar pas kontaktit me shitësin e fidaneve nga komuna e Malishevës, i infektuar me koronavirus, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV. Pra, deri më tani nuk kemi asnjë rast me COVID-19 pozitiv në komunën tonë “, tha ai.

Njoftimi i plotë:

RAHOVECI VAZHDON TË MBETET I PAPREKUR NGA COVID-19

Të nderuar qytetarë,

Sapo jam informuar se nga 24 mostrat e marra nga IKSHPK nga qytetarët e Krushës së Madhe me rrethinë, të cilët kanë qenë të vetizoluar pas kontaktit me shitësin e fidaneve nga komuna e Malishevës, i infektuar me koronavirus, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV. Pra, deri më tani nuk kemi asnjë rast me COVID-19 pozitiv në komunën tonë.

Faleminderit të gjithëve për vetëdijen e lartë që po e dëshmoni në këtë kohë kritike, poashtu, falënderoj IKSHPK dhe drejtorin, Dr. Naser Ramadanin për përkrahjen dhe bashkëpunimin!

Bashkë, me vetëdije të lartë dhe përgjegjësi kolektive, jam i sigurt se do t’ia dalim, siç ia kemi dalur në kohëra të vështira!

Gjithçka varet nga ju të dashur qytetarë!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat