Dy rastet e para me Covid-19 në Rahovec janë infermierë

Kosova

Dy rastet e para me Covid-19 në Rahovec janë infermierë

Më: 26 prill 2020 Në ora: 14:09
Ilustrim

Dy rastet e para që u diagnostifikuan me Covid-19 në komunën e Rahovecit janë infermierë që punojnë në hemodialozë në Spitalin e Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi ka thënë se 14 rastet tjera që u konfirmuan të shtunën janë raste kontakti me të prekurit e parë.

“Në Rahovec dy rastet e para me Covid-19 janë infermierë që punojnë në repartin e hemodializës në spitalin e Prizrenit. 14 rastet e reja që u konfirmuan mbrëmë në këtë komunë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë familjarë të të prekurve. Ndërsa në mesin e këtyre 14 personave të prekur, nuk ka asnjë pacientë me hemodializë”, ka thënë Latifi.

Ai ka shtuar se sot do t’u merren mostrat pacientëve të hemodializës nga Rahoveci.

“Sot pritet te iu merren mostrat edhe pacientëve të hemodializës nga Rahoveci që këtë shërbim mjekësorë e kryejnë në Prizren”, ka thënë Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat