Tetë persona nga Istogu në pritje të rezultateve për COVID-19

Kosova

Tetë persona nga Istogu në pritje të rezultateve për COVID-19

Më: 26 prill 2020 Në ora: 17:59
Istogu

Shtabi Emergjent Komunal i Istogut dhe IKSHPK-ja janë duke hulumtuar kontaktet e personave të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë 8 persona që priten t’i nënshtrohen testit.

Në një komunikatë për media thuhet se Shtabi Emergjent Komunal është duke punuar vazhdimisht dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale që të realizojnë detyrat e tyre.

“Situata është nën menaxhim por jo për t’u injoruar prandaj ju lutemi të kemi kujdes të shtuar edhe pak, qëndroni në shtëpitë e juaja se gjithë bashkë do t’ia dalim”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, deri sot nga informacionet zyrtare nga IKSHPK-ja, në Komunën e Istogut janë 8 raste të konfirmuara me koronavirus, prej tyre një i vdekur dhe një i shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat