Java e fundit e muajit prill me mot të ndryshueshëm

Kosova

Java e fundit e muajit prill me mot të ndryshueshëm

Më: 27 prill 2020 Në ora: 06:35
Ilustrim

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm i shoqëruar me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat nga dita e mërkurë do të jenë në zhvillim, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe vende-vende parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh.

 Një situatë e ngjashme meteorologjike parashihet edhe ditën e premte, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Në fushat barike nuk do të ketë luhatje të mëdha, ndërsa, grafiku i temperaturave maksimale do të shënoj rritje të lehta, afërsisht me disa ditë të javës që po e lëmë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat