​Drenasi mbyll Zyrën e Punësimit, nuk respektoi masat për mbrojtje nga COVID-19

Kosova

​Drenasi mbyll Zyrën e Punësimit, nuk respektoi masat për mbrojtje nga COVID-19

Më: 27 prill 2020 Në ora: 16:42
Komuna e Drenasit

Komuna e Drenasit ka mbyllur Zyrën e Punësimit në këtë komunë, për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga COVID-19.

Inspektorët komunalë gjatë inspektimit më 24 prill kanë vërejtur se Zyra e Punësimit nuk ka ndërmarrë masat e parapara nga institucionet shëndetësore për të mbrojtur shëndetin e stafit dhe qytetarëve nga COVID-19.

Në këtë objekt nuk është bërë dezinfektimit i hapësirave të punës si dhe punëtorët kanë qenë pa mjete mbrojtëse dhe si i tillë objekti do të mbetet i mbyllur deri në marrjen e masave mbrojtëse ndaj virusit, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i stafit dhe qytetarëve.

Komuna e Drenasit njofton se aplikimi nga qytetarët në këtë zyrë mund të bëhet online. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat