Gypi i pompës se betonit godet dy persona, dërgohen në QKUK

Kosova

Gypi i pompës se betonit godet dy persona, dërgohen në QKUK

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Dy persona janë goditur nga gypi i pompës së betonit, ndërsa kanë pësuar lëndime trupore.

Policia ka njoftuar se dy të dëmtuarit derisa kanë qenë duke punuar, është shkaktuar një avari në pompën e betoni, me ç’rast ka goditur dy viktimat.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gusar të Istogut, dje rreth orës 09:00. Si pasoj viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe fillimisht janë dërguar ne Spitalin e Pejës, e me pas njëri prej tyre për shkak te lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat