Asnjë rast i ri me Covid-19 në Pejë për të dytën ditë me radhë

Kosova

Asnjë rast i ri me Covid-19 në Pejë për të dytën ditë me radhë

Më: 29 prill 2020 Në ora: 21:37
Foto

Komuna e Pejës ishte futur në karantinë pasi që brenda një kohe të shkurtër ishin konfirmuar dhjetëra raste me Covid-19.

Peja është komuna e tretë me më së shumti raste në Kosovë, dhe shumica e rasteve ishin pasi disa persona kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore duke kontribuar në shpërthimin e pandemisë.

Gjithsesi, sot është dita e dytë që Peja nuk e ka konfirmuar asnjë rast me Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale në Pejë.

‘’Mirëmbrëma për të gjithë ju bashkëqytetar të komunës së Pejës, dje dhe sot ekipet mjekësore të IKSHP-së kanë kryer 42 testime për Covid-19 në qytetin e Pejës.’’, thuhet në njoftim.

‘’Në njoftimin publik të Intstitutit Publik mostrat e dërguara nga Peja kanë rezultuar të gjitha negative. Peja po fillon të shkoj drejt qetësimit sa i përket përhapjes së virusit në fjalë’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat