16 vjeçari J.P. nga Podujeva i cili para 2 ditësh rezultoi i infektuar me Covid-19, pas ritestmit rezulton negativ

Kosova

16 vjeçari J.P. nga Podujeva i cili para 2 ditësh rezultoi i infektuar me Covid-19, pas ritestmit rezulton negativ

Më: 29 prill 2020 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë se 16 vjeçari J.P. i cili para dy ditësh ka rezultuar pozitiv me Covid-19, me kërkesë të familjes, pasi i është përsëritur testimi dje dhe sot, ka rezultuar negativ.

Po ashtu Rudari ka njoftuar se një person i cili është testuar si i dyshimt që është infektuar me koronavirus ka rezultuar negativ.

“Një mostër e një qytetari nga Podujeva, të testuar për COVID-19, ka rezultuar negative. Ndërsa, pacienti J.P. 16 vjeçar, i cili para dy ditësh ka rezultuar pozitiv, me kërkesë të familjes, pasi i është përsëritur testimi dje dhe sot, ka rezultuar negative”, ka thënë Rudari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat