​Malisheva edhe një ditë pa të infektuar, numri i të shëruarve shkon në 58

Kosova

​Malisheva edhe një ditë pa të infektuar, numri i të shëruarve shkon në 58

Më: 1 maj 2020 Në ora: 22:28
Malisheva

Malisheva edhe sonte merr lajme të mira nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pasi në testet e sotme, konfirmohet edhe një i shëruar nga Komuna e Malishevës, ndërsa të gjitha rastet tjera të dyshuara, kanë dalë negative.

Numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, arrin në 58 persona, ndërsa në kurim e sipër janë edhe 17 persona.

Në komunikimin zyrtar me IKSHP, gjithashtu konfirmohet se sot janë bërë testet edhe për tetë persona të tjerë nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qëndruar në karantinë në konvikte, dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Malishevë, është si vijon:

Nga 76 të prekur, 58 janë shëruar, 17 janë në kurim e sipër, një ka pësuar me fatalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat