Suharekë/19 testime sot, të gjitha me rezultat negativ

Kosova

Suharekë/19 testime sot, të gjitha me rezultat negativ

Më: 4 maj 2020 Në ora: 21:31
Foto Ilustrim

IKSHPK në njoftimin e fundit ka bërë të ditur se edhe 22 persona të prekur me COVID19 janë shëruar, derisa janë konfirmuar vetëm 4 raste pozitive.

Lajme të mira vijnë edhe nga Suhareka.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një postimi në FB ka treguar se 19 testimet e sotme, kanë dalë të gjitha negativ.

Ky është postimi i tij:

19 testime sot – të gjitha me rezultat negativ. ???

Prej tyre tashmë 18 janë të shëruar. Ky rezultat vjen fal përkushtimit dhe respektimit të rregullave nga ju qytetarë të nderuar.

Mirëpo kujdesi duhet të vazhdoj edhe më tutje. Sot p.sh ka pasur shumë lëvizje dhe për këtë duhet të jemi shumë të vëmendshëm.

Ju lutem që ti zbatoni rregullat e institucioneve shëndetësore, sepse kështu e mundim Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat