​Edhe një ditë e qetë për Malishevën, kërkohet vazhdim i zbatimit të masave

Kosova

​Edhe një ditë e qetë për Malishevën, kërkohet vazhdim i zbatimit të masave

Më: 4 maj 2020 Në ora: 22:26
Foto

Edhe sot Komuna e Malishevës kaloi një ditë të qetë me COVID-19, pasi nuk është konfirmuar asnjë rast i ri.

Në një komunikatë për media thuhet se nga nesërme priten testet e reja për personat që llogariten aktivë me COVID-19 dhe shpresohet që të jenë të shëruar të gjithë.

Pavarësisht se situata po shkon drejt përmirësimit, Komuna e Malishevë iu bënë thirrje qytetarëve të saj që të zbatojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për mbajtje të distancës fizike, përdorim të mjeteve mbrojtëse dhe higjienë maksimale si pjesë e masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

Ndryshe, Malisheva pas 51 ditësh është larguar nga karantina. Në këtë komunë janë 76 persona të prekur me COVID-19, ku shumica prej tyre janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat