​Smajl Latifi apelon qytetarët: Shën Gjergjin priteni në shtëpitë e juaja

Kosova

​Smajl Latifi apelon qytetarët: Shën Gjergjin priteni në shtëpitë e juaja

Më: 4 maj 2020 Në ora: 22:31
Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa shtesë në prag të shënimit të Shën Gjergjit, si formë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Për shkak të situatës së krijuar me COVID-19, kryetari Latifi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin pa arsye në dy ditët e ardhshme, kur zakonisht kremtohet festa e Shën Gjergjit.

Ai ka bërë të ditur se ka urdhëruar Inspektoratin Komunal që të vendosë shiritat në vendet ku festohet zakonisht tradicionalisht më 5 dhe 6 maj në Pataqan i Ulët dhe Dejnë.

Sipas urdhëresës është i ndaluar rreptësisht grumbullimi i dy ose më shumë personave, po ashtu, aktivitete të tilla në këtë kohë janë të ndaluara me rekomandim të qartë të IKSHPK-së, me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Gjatë këtyre ditëve, Stacioni Policor në Rahovec në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal do të jenë vazhdimisht në terren për kontrollimin dhe mbikëqyrjen e situatës, e ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë këto masa dhe kufizime, do të merren të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë gjobat mandatore dhe masa të tjera ndëshkuese, të parapara me ligjet në Kosovë.

Kryetari Latifi nëpërmjet një postimi në Facebook, ka apeluar për kujdes, pasi që ende ekziston rreziku i përhapjes së COVID-19 në vendet ku ka grumbullim të njerëzve.

Postimi i plotë:

MOS DILNI PA NEVOJË, 5 DHE 6 MAJIN PRITENI NË SHTËPITË E JUAJA!

Të nderuar qytetarë,

Tanimë kur të gjithë e dimë situatën e krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, ju thërrasim që të bëni shumë kujdes dhe të mos mblidheni pa nevojë, nesër dhe pasnesër, pra, në datat 5 dhe 6 maj 2020, me rastin e festës së “Shën Gjergjit”.

Ju informojmë se sot, Kryetari z.Smajl Latifi, ka urdhëruar Inspektoratin Komunal që të bëjë vendosjen e shiritave në vendet ku kjo festë mbahet tradicionalisht, pra në fshatrat: Pataqan i Ulët dhe Dejnë.
Në bazë të kësaj urdhërese është i ndaluar rreptësisht grumbullimi i dy ose më shumë personave, poashtu, aktivitete të tilla në këtë kohë janë të ndaluara me rekomandim të qartë të IKSHPK-së, me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit të përhapjes së virusit korona.

Gjatë këtyre ditëve, Stacioni Policor në Rahovec në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal do të jenë vazhdimisht në terren për kontrollimin dhe mbikëqyrjen e situatës, e ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë këto masa dhe kufizime, do të merren të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë gjobat mandatore dhe masa të tjera ndëshkuese, të parapara me ligjet dhe aktet nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Kryetari Latifi nëpërmjet një postimi në facebook, ka bërë thirrje të vetëpërmbaheni, të keni kujdes, sepse ende ekziston rreziku i përhapjes së COVID-19 në vendet ku ka grumbullim të njerëzve.

Shpresoj se kësaj radhe të na mirëkuptoni, ngase ne jemi të detyruar karshi rrethanave dhe rezikut në të cilin gjendemi, të jemi seriozisht të kujdesshëm!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

#RRINËSHTËPI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat