Jashari ka pritur në vizitë Gecajn

Kosova

Jashari ka pritur në vizitë Gecajn

Nga: A.SH Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:34
Bekim Jashari dhe Bajram Gecaj

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në vizitë, zëvendësministrin në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,Bajram Geca.

Ai tregon se, biseduan për gjendje aktuale që është në Skenderaj si dhe për masat që ka ndërmarrë komuna jonë për tejkalimin e kësaj situate.

Shkrimi në Facebook:

Sot prita në vizitë zëvendësministrin në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,Bajram Gecaj.

E njoftova zëvendësministrin Gecaj, për gjendjen aktuale që është në Skenderaj si dhe për masat që ka ndërmarrë komuna jonë për tejkalimin e kësaj situate.

E informova po ashtu se në komunën tonë aktualisht të gjithë të prekurit me COVID-19 janë shëruar duke rezultuar kështu negative në të gjitha testet e bëra.

Diskutuam edhe për neglizhencën që i ka bërë niveli qendror komunave duke mos i`u ofruar asnjë ndihmë nga buxheti ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për tejkalimin e kësaj gjendje.

Vizituam edhe stacionin policor në Skenderaj për të parë nga afër punën që po bëhet e po ashtu edhe problemet me të cilat ballafaqohet stafi policor.

Në fund të vizitës së z. Gecaj në komunën tonë bëmë homazhe tek kompleksi memorial "Adem Jashari", në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat