Fillon projekti “Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak” në Kosovë - Bota Sot
Fillon projekti “Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak” në Kosovë

Kosova

Fillon projekti “Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak” në Kosovë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 17:08
Ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë  ka nisur projektin për “Menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacak’  përmes subjekteve profesionale veterinare të licencuara/kontraktuara, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Projekti përfshinë kapjen, sterilizimin/kastrimin, trajtimin, vaksinimin si dhe identifikimin, e qenve endacak.  Në rastet kur veterinari vlerëson se qeni ka sëmundje  apo paraqet rrezik bëhet eutanazimi. I gjithë trajtimi, nga momenti i zënies kryerjes se shërbimeve mjekësorë qëndrimit në strehimore deri të lirimi në vendin e zënies do të bëhet   në mënyrë humane duke legjislacionin në fuqi.

Njoftohen qytetarët, institucionet e vendit ato lokale dhe qendrore, OJQ dhe shoqatat,  që t’i japin mbështetje këtij projekti duke bashkëpunuar me veterinarët e kontraktuar dhe AUV-në.

Që  dukuria e Qenve Endacak të trajtohet me efikasitet, në mënyrën që të arrijmë rezultate sa më të mira, gjithmonë bazuar në Ligjin për Përkujdesën ndaj kafshëve dhe aktet tjera nënligjore në fuqi. Projekti synon të ulë agresivitetin, shumimin dhe numrin e qenve endacak. Ti duam kafshët , të kujdesemi për to qe ta ruajmë shëndetin e përgjithshëm  publik.

Projekti financohet nga Qeveria e Kosovës, zgjatë dymbëdhjetë (12) muaj dhe do të përfundoj në muajin Prill 2021.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat