Latifi: Personi nga Rahoveci që rezultoi sot pozitiv në Covid-19, kishte transportuar vjehrrën e infektuar

Kosova

Latifi: Personi nga Rahoveci që rezultoi sot pozitiv në Covid-19, kishte transportuar vjehrrën e infektuar

Më: 6 maj 2020 Në ora: 23:04
Smajl Latifi

Në Komunën e Rahovecit sonte është regjistruar edhe një rast i ri me coronavirus.

Kryetari Smajl Latifi, thotë se personi në fjalë është një qytetarë që ka transportuar vjehrrën e vet në repartin e dializës në Prizren.

Ai thotë se vjehrra e pacientit të ri të infektuar ka qenë e prekur me COVID-19.

“Të gjithë familjarët e tjerë kanë rezultuar negativ, por këtij personi që ka pasur kontakt me vjehrrën e prekur nga COVID-19” për RTV Dukagjini.

Latifi thotë se kontaktet tjera në Rahovec janë testuar por tash ka mundësi që të del ndonjë kontakt i rastit të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat