Komunat që kishin persona më shumë të shëruar nga COVID-19, gjatë ditës së mërkurë

Kosova

Komunat që kishin persona më shumë të shëruar nga COVID-19, gjatë ditës së mërkurë

Më: 7 maj 2020 Në ora: 00:59
Tabela

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se 43 persona kanë rezultuar të shëruar gjatë ditës së sotme në Kosovë, ndërsa vetëm 4 është numri i të infektuarve me COVID-19.

Media në bazë të të dhënave nga terreni raporton se nga këta 43 të shëruar 11 janë nga Malisheva, 10 nga Shtimja e 9 nga Ferizaji.

Katër pacientë për sot rezultojnë të shëruar edhe nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Sonte edhe dy rastet e  fundit me COVID-19 nga Podujeva kanë rezultuar të shëruar duke bërë që kjo komunë të fitojë betejën me COVID-19 duke mos pasur asnjë banorë të prekur nga ky virus.

Nga dy pacientë kanë rezultuar të shëruar edhe nga Gjilani e Suhareka.

Peja dhe Rahoveci dhe Zveçani sot kanë regjistruar nga një pacientë të shëruar plotësisht nga coronavirusi.

Kujtojmë numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 533 raste, raste aktive me coronavirus kanë mbetur 301 ndërsa 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit nga COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat