​Haradinaj: Beteja e Llapushnikut, njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së

Kosova

​Haradinaj: Beteja e Llapushnikut, njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së

Më: 8 maj 2020 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Beteja e Llapushnikut, e zhvilluar njëzet e dy vite më parë, prej 8 deri 10 maj, ishte ndër betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare.

Sipas Haradinajt, kjo betejë, shënoi një kthesë me rëndësi në zhvillimin e luftës frontale, duke i ndërprerë armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit.

“Me përulje e respekt kujtojmë e nderojmë, 47 Dëshmorë dhe 54 Martirë që ranë në altarin e lirisë së Kosovës. Heroizmi i luftëtarëve të lirisë ishte i pashembullt”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat