Rahoveci vazhdon të marrë donacione për luftimin dhe parandalimin e Covid-19

Kosova

Rahoveci vazhdon të marrë donacione për luftimin dhe parandalimin e Covid-19

Më: 12 maj 2020 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Komuna e Rahovecit dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), po vazhdojnë të pranojnë donacione nga donator të ndryshëm në luftën me pandeminë COVID-19.

Kësaj here UNICEF në partneritet me USAID në kuadër të ndihmave që japin për institucionet shëndetësore, ka sjell edhe një donacion në QKMF-Rahovec, donacioni përfshinë pako higjienike për stafin shëndetësor.

Njoftimi i plotë:

Donacion nga UNICEF dhe USAID për QKMF-në në Rahovec.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec ka pranuar një donacion me pako higjienike nga UNICEF në partneritet me USAID, në kuadër të ndihmave që po japin për institucionet shëndetësore me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Shpreh falënderim të madh për këtë donacion për QKMF-në, që është një ndihmë e madhe për ofrimin e kushteve të përshtatshme higjienike për stafin shëndetësor, të cilët janë më të rrezikuarit nga përhapja e virusit.

Rreziku nga përhapja e virusit është zvogëluar, por nuk ka kaluar tërësisht, prandaj ne duhet të vazhdojmë ti respektojmë udhëzimet IKSHP-se, të mjekëve, sepse përhapja e virusit mund të ndodhë ende

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat