A do të hapen xhamitë e Kosovës për këtë të premte? Flasin nga BIK-u

Kosova

A do të hapen xhamitë e Kosovës për këtë të premte? Flasin nga BIK-u

Më: 12 maj 2020 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Muaji i Ramazanit po shkon drejt fundit, por, këtë vit dyert e xhamive nuk kanë qenë të hapura për shkak të pandemisë COVID 19, që ka përfshirë gjithë botën.

Mosfaljen e namazit në xhami, shumë keq e kanë përjetuar besimtarët myslimanë, të cilët po detyrohen të falen nëpër shtëpitë e tyre.

E, lajme të mira për nisjen e hapjeve të xhamive po vijnë nga rajoni. Maqedonia dhe Shqipëria janë dy shtetet që kanë nisur hapjen e xhamive, por jo edhe Kosova.

Por, në Kosovë, ende nuk është diskutuar nëse xhamitë do hapen apo jo.

E, për këtë në një prononcim kanë folur zyrtarë nga BIK-u, ku thonë se ende nuk ka asnjë vendim në lidhje me hapjen e xhamive.

“Deri në këto momente nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me hapjen e Xhamive në Kosovë për këtë të premte apo për festën e Bajramit. Në momentin që do të ketë diçka, Myftiu Naim Tërnava do të del me një qëndrim publik”, ka deklaruar BIK-u.

Besimtarët myslimanë kanë kërkuar që në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit t’iu drejtohen xhamive për të falur namazin e tyre.

Sipas Bashkësisë Islame për një vendim të tillë duhet të bashkëpunojmë ngushtë me IKSHPK-në, për mënyrën dhe kohën se kur do të na lejohet që të kthehen në xhamitë e tyre besimtarët.

Ndërkohë, imami i Kosovës,Sabri Bajgora ka deklaruar se vazhdimisht po punohet me autoritetet e shëndetit publik që së paku namazi i Fiter Bajrami të falet nga besimtarët.

Lidhur me këtë Bajgora ka deklaruar se është duke u biseduar që ky namaz në kryeqytetin e Kosovës të falet në një hapësirë të jashtme publike siç është stadiumi “Fadik Vokrri”, ose njëri nga sheshet e kryeqytetit.

E, në lidhje me faljen e Fitër Bajramit  ka folur edhe kryetar i BIK-ut në Drenas Valon Bequku.

“Nuk e dimë ende, por që mbesim me shpresë se gjendja për çdo ditë po përmirësohet, fjala është sa po dëgjojmë në mjete të informimit dhe ndoshta të paktën javën e fundit të mundësohet hapja e xhamive. Kjo do të ishte shumë e mirëseardhur për ne dhe namazfalësit”, ka thënë Bequku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat