UNICEF dhuron donacion me masa mbrojtëse për QKMF në Malishevë

Kosova

UNICEF dhuron donacion me masa mbrojtëse për QKMF në Malishevë

Më: 12 maj 2020 Në ora: 15:54
Foto

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka pranuar sot një donacion nga UNICEF-i, me masa mbrojtëse për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, përkatësisht mjete higjienike. Ky donacion i UNICEF-it është në partneritet me USAID-in për ofrimin e mbështetjes për sistemin shëndetësor në Kosovë.

Me këtë rast, drejtori QKMF-së në këtë komunë, Nuhi Morina, e ka falënderuar UNICEF-in për këtë donacion, që sipas tij, për punëtorët shëndetësorë është shumë i nevojshëm, e mbi të gjitha është një mbështetje domethënëse.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se edhe Ministria e Shëndetësisë e ka bërë furnizimin e radhës për QKMF-në në fjalë me mjete mbrojtëse të punës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat