QKMF e Malishevës pranoi donacion me masa mbrojtëse nga UNICEF-i

Kosova

QKMF e Malishevës pranoi donacion me masa mbrojtëse nga UNICEF-i

Më: 12 maj 2020 Në ora: 17:59
QKMF e Malishevës, ka pranuar sot një donacion nga UNICEF-i

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka pranuar sot një donacion nga UNICEF-i, me masa mbrojtëse për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, përkatësisht mjete higjienike. Ky donacion i UNICEF-it është në partneritet me USAID-in, për ofrimin e mbështetjes për sistemin shëndetësor në Kosovë.

Me këtë rast, drejtori Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Nuhi Morina, e ka falënderuar UNICEF-in, për këtë donacion, që për punëtorët shëndetësorë, është shumë i nevojshëm, e mbi të gjitha është një mbështetje domethënëse.

Po ashtu drejtori Morina, ka bërë të ditur se edhe Ministria e Shëndetësisë, e ka bërë furnizimin e radhës për QKMF-në, me mjete mbrojtëse të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat