Nga 16 punonjësit shëndetësor të vetizoluar në Vushtrri, vetëm njëri prej tyre del pozitiv me Covid-19

Kosova

Nga 16 punonjësit shëndetësor të vetizoluar në Vushtrri, vetëm njëri prej tyre del pozitiv me Covid-19

Më: 13 maj 2020 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Nga 16 punonjësit shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Vushtrrisë të cilët kanë qenë në vetizolim vetëm njëri prej tyre ka dalë pozitiv.

Kjo për shkak se të njëjtit i kanë ofruar shërbime mjekësore pacientit të mbrëmshëm nga fshati Studime e Epërme i cili doli pozitiv me Covid-19.

Punëtori shëndetësor i cili ka pasur kontakt më së shumti me pacientin e infektuar ka dalë dje pozitiv në testimet e IKSHPK-së.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i kësaj komune, i cili tha se edhe pse punëtori shëndetësor ka qenë me mjete mbrojtëse nuk ka arritur t’i ikë infeksionit.

Në Vushtrri janë konfirmuar gjithsej 33 raste me Covid-19, ku prej tyre një ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë aktiv.

Në mesin e të infektuarve janë dy punëtor shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat