​Kompania “Pastrimi” proteston për mospërfshirjen në Pakon Emergjente

Kosova

​Kompania “Pastrimi” proteston për mospërfshirjen në Pakon Emergjente

Më: 13 maj 2020 Në ora: 13:29
Burim Kelmendi

Afërsisht 70 automjete të kompanisë “Pastrimi” kanë bllokuar rrugët tek Qeveria e Kosovës si shenj proteste për mospërfshirjen në Pakon Emergjente nga Qeveria e Kosovës.

Kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”, Burim Kelmendi tha se këtë protestë e kanë organizuar me qëllim të sensibilizimit të qeverisë së Kosovës me qëllim që t’i përkrahin edhe këta punëtorë.

Kelmendi theksoi se protestuesit po u përmbahet rekomandimeve të IKShP-së.

Kelmendi: Kjo protestë po bëhet për të sensibilizua qeverinë e Kosovës

“Sot e organizuam edhe ne gjithmonë duke e mbajtur sigurinë për qytetarët, krejt punëtorët janë të pajisur me masa mbrojtëse , të gjithë punëtorët rrinë në kamioni në formën dhe mënyrën siç i shihni sot kanë shërbyer dhe shërbejnë çdo ditë nëse kjo është rreziku atëherë ne duhet ta ndalim shërbimin krejt. Ne nuk e rrezikojmë askënd...02’00 Kjo është një protestë me sensibilizua për të vetëdijesua qeverinë para se ne me ardhur në kolapsin ekonomik. Ne nuk jemi duke bërë politik me askënd. Kompanitë tona si pastrimit si kompanitë tjera regjionale rrezikojmë mos me pas me e dhënë pagën e punëtorëve. Ne jemi kompani me vetë financim. Dëmtimi që na u ka bërë në këta tre muaj është shumë i madh, mos pagesa nga qytetarët, mbyllja e mbi 1 mijë bizneseve në një qytet ka koston e vetë, mbyllja e shkollave kontratë e veçanta ku nuk kemi ofruar shërbim të gjitha janë humbje për neve. Nuk kemi mundur me i largua punëtorët” ,tha ai.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe të pandemisë kompania “Pastrimi” nuk i ka inkasuar rreth 1 milionë euro.

Kelmendi: Rreth 1 milion euro nuk i kemi inkasuar gjatë këtyre 3 muajve

“Përafërsisht një kosto prej 1 milionë euro që nuk e kemi inkasua deri tani po ende nuk e dimë se çka do të bëhet me faturat e rregullta që ne i kemi pasur shkollat janë mbyllur që ne kemi shërbyer tek bizneset në çfarë forme do shkojmë tan a do shkojmë një nga një nuk e kemi faturuar për këtë periudhë askënd. Tash po e shohim që nuk jemi në hartë askund, të gjithë përfituam pse mos me përfitua edhe këta punëtor”, tha ai.

Kompania “Pastrimi” në Prishtinë është shprehur e zhgënjyer me institucionet vendore e konkretisht me ato të rendit, pasi që thonë se dy herë radhazi kanë bërë kërkesë tek Policia e Kosovës që t’ju lejohet mbajtja e një protestë paqësore me kamionë në qytet me një numër të vogël të punëtorëve dhe dy herë radhazi e njëjta kërkesë iu është refuzuar nga Policia e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat