​Obiliqi me park multinacional së bashku me KEK-un dhe Bankën Botërore

Kosova

​Obiliqi me park multinacional së bashku me KEK-un dhe Bankën Botërore

Më: 14 maj 2020 Në ora: 18:25
Obiliq

Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot është mbajtur një takim i përbashkët koordinues me KEK-un dhe Bankën Botërore.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të KEK-ut Luigj Imeri dhe Shpresa Kastrati përfaqësuese nga Banka Botërore.

Në takim u diskutua për ndarjen e përgjegjësive dhe detyrave në realizimin e projektit të parkut multinacional që pritet të financohet nga Banka Botërore në vlerë prej 6 deri 8 milionë euro.

Palët nga ky takim u dakorduan që Komuna e Obiliqit dhe KEK të jenë bashkëfinancues të projektit, pasi që KEK ofron tokën ndërsa Komuna e Obiliqit do të hartojë projektin ideor dhe pas aprovimit nga Banka Botërore, do të hartohet edhe projekti detal.

Projekti i këtij parku multinacional parasheh shndërrimin e tokave të kontaminuara në hapësira gjelbëruese dhe përfshin një sipërfaqe prej 100 hektarësh të KEK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat