Paralajmërohen erëra të fuqishme në Kosovë, shpejtësia mund të arrijë deri në 110 km/h

Kosova

Paralajmërohen erëra të fuqishme në Kosovë, shpejtësia mund të arrijë deri në 110 km/h

Më: 15 maj 2020 Në ora: 13:12
Ilustrim

Erëra jashtëzakonisht të fuqishme priten gjatë ditës së sotme në Kosovës.

Për këtë ka njoftuar faqja që merret me parashikimin e motit “Moti në Gjilan”.

Sipas kësaj faqje mund të ketë edhe dëme materiale, pasi disa zona shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 110 km/h.

Erëra të fuqishme priten në disa qytete të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

KUJDES! Erëra jashtëzakonisht të fuqishme sot në Kosovë, ku në disa zona pritet të arrijë deri në 110 km/h!!!  Priten dëme materiale! 

Si pasojë e ndryshimeve të mëdha në zonat e presionit, midis asaj të ulët në veri të rajonit dhe asaj të lartë në jug, po shkakton edhe erëra të fuqishme tek ne.

Vrullshmëria e erës e cila parashihet në momente të caktuara në 7 qytetet kryesore si dhe në zonat e cila pritet të preket nga kjo gjendje, janë të radhitura si më poshtë, duke filluar nga më e lehta:
1. Pejë: 40-50 km/h!
2. Ferizaj: 40-50 km/h!
3. Gjilan: 50-60 km/h!
4. Prizren: 55-65 km/h! 
5. Mitrovicë: 60-70 km/h! 
6. Prishtinë: 65-75 km/h! 
7. Gjakovë: 70-80 km/h! 
8. Shtërpcë: 85-95 km/h! 
9. Dragash: 100-110 km/h! 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat