Në këto momente: Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë Kosovë

Kosova

Në këto momente: Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë Kosovë

Më: 17 maj 2020 Në ora: 19:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me në këto moment media ka pranuar pamje bashk me informacionet për përfshirjen e një banese nga zjarri në Fushë Kosovë.

Shihet se Policia dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, derisa nuk ka informacione se a mund të këtë pësuar lëndime ndonjë qytetar apo banor i këtij blloku.

Banesa e cila ka marrë flakë gjendet në rrugën ‘Xhemail Mustafa’ në Fushë Kosovë.

Një numër i madh i banorëve shihet se kanë dalur nga banesat për të parë se çfarë po ndodhë, derisa Policia dhe Zjarrfikësit janë duke bërë përpjekje për ta shuar zjarrin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat