E turpshme: Persona të pandërgjegjshëm përhapin zjarr në kontejnerë në mes të Podujevës

Kosova

E turpshme: Persona të pandërgjegjshëm përhapin zjarr në kontejnerë në mes të Podujevës

Më: 17 maj 2020 Në ora: 21:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID19.

Por, gjatë kësaj kohe, ata janë rrezikuar edhe nga zjarret e shumta, shumica nga to të qëllimshme.

Në qytetin e Podujevës, persona të pandërgjegjshëm kanë hapur zjarr në disa kontejnerë të mbeturinave, duke ndotur kështu ambientin, por edhe duke rrezikuar kalimtarët e rastit.

Madje kjo gjest i turpshëm ka ndodhur në qendër të qytetit, pas ndërtesave shumëkatëshe të banimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat