​Skenderaj, 24.100 euro donacione për familjet në nevojë për Fitër-Bajram

Kosova

​Skenderaj, 24.100 euro donacione për familjet në nevojë për Fitër-Bajram

Më: 18 maj 2020 Në ora: 15:41
Donacionet

Donacione në vlerë 24 mijë e 100 euro janë grumbulluar brenda 48 orëve nga bizneset lokale dhe persona fizik, humanist për familjet në nevojë, që sofrat e tyre të jenë të mbushura në festën e Fitër-Bajramit.

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka bërë të ditur se prej kësaj shume 11 mijë e 400 janë para kesh dhe 630 pako ushqimore të dhuruara nga donatorët.

“Të gjitha këto mjete financiare do të shfrytëzohen për blerjen e pakove ushqimore dhe miell për familjet në nevojë. Pafundësisht mirënjohës ndaj kontributit të donatorëve të shumtë që na ndihmuan që të kujdesemi për familjet në nevojë në këtë kohë pandemie”, ka shkruar Jashari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat