Organizata “WAMY” dha 80 pako ushqimore për familjet në Malishevë

Kosova

Organizata “WAMY” dha 80 pako ushqimore për familjet në Malishevë

Më: 19 maj 2020 Në ora: 18:41
Malishevë

Organizata “WAMY”, sot ka sjellë 80 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës. Këtë ndihmë për familjet në nevojë, kjo organizatë i ka sjellë në kuadër të ndihmës për Malishevën për përballimin e situatës me pandeminë dhe në prag të festës së Bajramit.

Këtë donacion e ka pranuar i pari i komunës, në emër të shtabit komunal emergjent, dhe i ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës “WAMY”, për këtë donacion në këtë kohë pandemie dhe në prag të festës së Bajramit. “Në emër të Komunës së Malishevës, ju falënderoj për këtë donacion, për familjet ne nevojë.

Në këtë kohë të pandemisë, janë donatorët ata që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe përmes këtyre donacioneve kemi arritur që të mos kemi probleme në furnizimin e qytetarëve, të cilët për shkak të pandemisë, nuk kanë mundur të punojnë dhe rrjedhimisht edhe të kenë furnizime të mjaftueshme”, ka thënë kryetari Begaj, me rastin e pranimit të donacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat