Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se reshjet dhe breshëri gjatë dy ditëve ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë fshatra.
Ai kërkoi nga qeveria që në pakon emergjente të futë edhe bujqit.
“Mbrëmë kanë filluar reshjet e shiut dhe breshëri të cilat kanë dëmtuar zona të caktuara në komunën tonë, gati në çdo pjesë të komunës kemi dëmtime”.
“Reshjet e ditës së djeshme dhe të sotit, kanë dëmtuar zonat siç janë Zaqishti, Retija, Hoça e Vogël, Brestoci, Nagaci dhe Krusha e Madhe”.
“Krusha e Madhe përveç shiut ka pasë edhe vërshime që i kanë shkaktuar në perimtari. Me drejtorin e Bujqësisë dhe ekipet të tjera të komunës kemi vizituar këto pjesë ku pamë nga afër dëmet nga dje dhe sot”.
“Tani për tani nuk mund të flasim saktësisht se cilat janë dëmet e sakta, por do të formojë 5 komisione që do të vlerësojnë dëmet që janë bërë në kulturat e vreshtarisë, perimtarisë, amvisërisë dhe dëmet e infrastrukturës publike”.
“Sot kam pas kontakt me ministrin në detyre të Bujqësisë rreth situatës që është shkaktuar. I bëj apel qeverisë që në pakon emergjentë të futë edhe bujqit”, ka thënë Latifi.