​Demokracia Studentore kërkon përfshirjen e studentëve në pakon emergjente

Kosova

​Demokracia Studentore kërkon përfshirjen e studentëve në pakon emergjente

Më: 21 maj 2020 Në ora: 12:32
Ilustrim

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve Demokracia Studentore ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përfshihen edhe studentet në pakon emergjente.

“Studentët janë kategoria më e varfër në vend dhe vazhdimisht po na bëhet presion nga fakultetet për t’i kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbime ndaj studentëve, andaj kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që në këtë kohë pandemie t’i përfshijë të gjithë studentët në pakon emergjente, pasi që studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të rëndë ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Demokracia Studentore thotë se studentët nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga familja, andaj Qeveria e Kosovës duhet të marrë parasysh gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në kohë pandemie dhe t’i përfshijë në pakon emergjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat