​Komuna e Skenderajt dhuron pako ushqimore dhe miell për 30 familje shqiptare në Graçanicë - Bota Sot
​Komuna e Skenderajt dhuron pako ushqimore dhe miell për 30 familje shqiptare në Graçanicë

Kosova

​Komuna e Skenderajt dhuron pako ushqimore dhe miell për 30 familje shqiptare në Graçanicë

Më: 21 maj 2020 Në ora: 17:57
Bekim Jashari

Komuna e Skenderajt ka ndarë 30 pako ushqimore dhe 30 thasë miell me nga 25 kilogramë për 30 familje shqiptare në nevojë, të cilat jetojnë në Graçanicë.

Kryetari Bekim Jashari ka bërë të ditur se vendimi për ndarjen e kësaj ndihme erdhi pas takimit që pati me zëvendës kryesuesin e Kuvendit Komunal të Graçanicës, Granit Gashi dhe zyrtarin për Kulturë, Skender Thaçi, të cilët thanë se familjet shqiptare në nevojë nuk janë përkrahur nga Komuna e Graçanicës në kohë pandemie.

Postimi i plotë:

Sot, së bashku ne nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe drejtorin Ibush Hetemi, takuam Zv/Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Graçanicës, Granit Gashi dhe Zyrtarin për Kulturë, Skender Thaçi, nga të cilët morëm shqetësimin që familjet shqiptare në nevojë nuk janë përkrahur nga komuna e Graçanicës në këtë kohë pandemie.

Në asnjë menyrë nuk duhet lejuar që qytetarët e shtetit tonë të diskriminohen duke mos marrë përkrahje në këtë kohë pandemie nga komuna përkatese vetëm pse ato udhëhiqen nga komunitetet pakicë.

Prandaj sot i dhuruam donacion 30 pako ushqimore dhe 30 thasë miell 25 kg për 30 familje shqiptare, në nevojë në Graçanicë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat