Thaçi: Dekretin për Hotin e kam dërguar më herët, vonesa ishte çështje procedurale

Kosova

Thaçi: Dekretin për Hotin e kam dërguar më herët, vonesa ishte çështje procedurale

Më: 21 maj 2020 Në ora: 21:59
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e mohoi ta ketë dërguar dekretin për Hotin në orët e vona të së premtes me qëllim që të mos i jap mundësi Lëvizjes Vetëvendosje që ta kundërshtoj. Ai tha se dekretin e kishte lëshuar shumë më herët gjatë ditës, por se ishte vonuar për shkak të procedurave.

“Çdo kohë që është normale dhe adekuate për vendimmarrje, unë jam në zyrën time, punoj në përputhje me kushtetutën dhe ligjet edhe periudha kohore çfarë është prezantuar në publik ka qenë e mëvonshme, ndërsa dekreti ka ndodhur më herët.”

“Unë e kam proceduar tek instancat tjera procedurale dhe të protokollit, pastaj është çështje krejt teknike se kur është dorëzuar dhe kujt i është dorëzuar, që as që më ka interesuar si President i vendit, por natyrisht që zyra ligjore dhe segmentet tjera të presidencës në bashkëpunim me autoritetet tjera të Kuvendit pastaj e bëjnë edhe publike dhe është çështje protokollare se kur e dorëzon, kur e pranon, dhe kur ia bëjnë të njohur kryetares së Kuvendit dërgesën, por kjo është çështje krejt teknike dhe krejt e pa rëndësishme” tha Thaçi në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat