​Mbi 1 milion euro investime në infrastrukturë për Komunën e Lipjanit - Bota Sot
​Mbi 1 milion euro investime në infrastrukturë për Komunën e Lipjanit

Kosova

​Mbi 1 milion euro investime në infrastrukturë për Komunën e Lipjanit

Më: 22 maj 2020 Në ora: 17:55
Ahmeti dhe Abdixhiku kanë nënshkruar sot një memorandum për financimin e projekteve në këtë komunë

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, kanë nënshkruar sot një memorandum për financimin e projekteve në këtë komunë.

Bëhet fjalë për rrugën “Lumi” dhe rruga e vjetër e “Shkupit” në Gadime të Ulët në vlerë 400.000 euro, rruga Sllovi -Akllap vlerë prej 360.000 euro, rruga Lluga- Radevë në vlerë 400.000 euro, rruga transit “Lagja Akllapit” që lidhet me rrugën rajonale Lipjan- Janjevë 560.000 euro.

Kryetari Ahmeti kanë thënë se projekte shumë të rëndësishme për komunën priten që gjatë këtij viti të kontraktohen dhe të fillojnë punimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat