MASHTI dhe MSH-ja koordinohen rreth procesit të përmbylljes së vitit shkollor

Kosova

MASHTI dhe MSH-ja koordinohen rreth procesit të përmbylljes së vitit shkollor

Më: 22 maj 2020 Në ora: 18:26
MASHTI dhe MSH-ja koordinohen rreth procesit të përmbylljes së vitit shkollor

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bën të ditur se duhet pritur edhe vlerësimi i paraparë i fazës së dytë të luftimit të pandemisë deri në rihapjen eventuale të disa institucioneve arsimore.

Në njoftimin e MASHTI-it thuhet se ky vlerësim erdhi pas takimit që pati Ministrja në detyrë, Hykmete Bajrami, me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë dhe me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani.

“MAShTI kërkoi opinione dhe sygjerime nga MSh dhe IKShPK për një sërë aspektesh si përfundimi i vitit shkollor dhe akademik, provimi i maturës dhe testi i arritshmërisë, provimet në institucione të arsimit të lartë dhe çështja e institucioneve parashkollore përfshirë edhe mundësitë eventuale të rihapjes së institucioneve edukative-arsimore publike dhe private bazuar në trendet epidemiologjike”.

“Palët u dakorduan se duhet vazhduar me qasjen e kujdesshme dhe me punën e deritanishme në menaxhimin e institucioneve dhe të procesit arsimor me qëllim të mbrojtjes së popullatës dhe luftimit të Pandemisë Covid-19. Pas trajtimit në hollësi të gjitha çështjeve relevante, u vlerësua se duhet pritur edhe vlerësimin e paraparë të fazës së dytë të luftimit të pandemisë deri në fund të muajit maj”.

“Kjo analizë e institucioneve tona përgjegjëse për menaxhimin e kësaj emergjence do të tregojë për hapat e mëtejmë për menaxhimin më të mirë të aktiviteteve të parapara për përfundimin e vitit shkollor dhe organizimin më të mirë të mundshëm të testeve kombëtare”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat