Besimtarë të besimit Islam qëndroni në shtëpi për faljen e Namazit të Bajramit të Madh

Kosova

Besimtarë të besimit Islam qëndroni në shtëpi për faljen e Namazit të Bajramit të Madh

Më: 22 maj 2020 Në ora: 19:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në një konferencë  të përbashkët me mediet lokale, përfaqësues të tri institucioneve, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip  Begaj, Komandanti i Stacionit  të Policisë në Malishevë, Azem Krasniqi dhe  Kryetari i Bashkësisë Islame  në Malishevë, Sead Paçarizi , me rastin e festës së Bajramit të Madh iu drejtuan qytetarëve  të Komunës së Malishevës.

Me këtë rast, Kryetari, Begaj, theksoi:”Qytetarë të  Komunës së Malishevës, Malisheva është në fund të pandemisë me COVID-19, më shumë se dy muaj ishim në karantinim dhe kjo gjendje nuk ishte fare e lehtë, as për ju qytetarë e as për bizneset dhe as për ne si institucione qeverisës komunale, mirëpo,  me  një bashkërendim në mes të Institucioneve të Republikës së Kosovës, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Shtabit Komunal Emergjent dhe juve qytetarë që zbatuat masat kundër koronaviruesit e që duhet edhe me tej t’i respektojmë për hir të ruajtjes së shëndetit, personal, familjarë dhe  në përgjithësi të qytetarëve, edhe  në këtë ditë feste  apeloi të qëndroni në shtëpi dhe me familje tuaj të dashura  ta festoni, dinjitetshëm, festën e Bajramit të Madh”, përfundoi Begaj.

Komandanti i Stacionit të Policisë  në Malishevë, Azem Krasniqi, drejtuar qytetarëve të Komunës së Malishevës tha.”  Që nga 14 marsi, kur është paraqitur rasti i parë me koronavirues në Malishevë, policia e stacionit tonë ka qenë 24 orë në angazhim dhe shërbim të qytetarëve, që t;i zbatojmë masat  kundër kësaj sëmundje infektive, duke bashkëpunuar e zbatuar  planin operativ emergjent me të gjitha institucionet relevante, pra edhe sot kërkoi, që t’i përmbahemi, vendimit për të qëndruar dhe festuar në shtëpi me familje”

Kurse , Kryetari i Bashkësisë Islame për Komunën e Malishevës, Sead Paçarizi, tha.” Duke u mbështetur  në vendimin e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, i cili thërret besimtarët islam që festën ta festojnë në  familjet e veat dhe të qëndrojnë në shtëpi, edhe ne mbështesim këtë vendim dhe apel të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj e të Komandanti të  Stacionit të Policisë për  Malishevë, Azem Krasniqi, krejt këto masa me të vetmin qëllim, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, me shpresën që festat tjera t’i festojmë në xhamitë tona”.

Në fund të tre përfaqësuesit, uruan, besimtarët islam, për festën e Bajramit të Madh, që të kalojnë në paqe e solidaritet familjarë dhe përgëzuan qytetarët që së bashku do të ia dalim dhe ta shpallin përfundimin e pandemisë me COVID- 19.

Urime Festa e Bajramit të Madh të gjithë qytetarëve tanë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat