Kurti flet për dhunën në familje: Kjo është shqetësuese për të gjithë ne

Kosova

Kurti flet për dhunën në familje: Kjo është shqetësuese për të gjithë ne

Më: 22 maj 2020 Në ora: 20:04
Pamje nga takimi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot mbajti takim me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u.d. të Ministrit të Punëve të Brendshme,  Xhelal Svecla, Drejtorin e Policisë,  Rashit Qalaj, Kryeshefen Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, etj, ku u ngritën shqetësimet e dhunës në familje.

Takimi me këta akterë relevantë ishte i natyrës konsultative, si rrjedhojë e shqetësimeve të ngritura së fundmi në lidhje me numrin e madh të rasteve të dhunës në familje dhe përdhunimeve të shtuara.

Me ardhjen e pandemisë, është vënë në dukje një rritje e konsiderueshme e këtyre rasteve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo është shqetësuese për të gjithë ne si shoqëri, andaj sot diskutuam për nevojën e menaxhimit sa më të mirë të kësaj situate.

Qeveria është e përkushtuar që të punojë në ngritjen e përgjegjësisë institucionale në lidhje me adresimin e rasteve të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat