Pesë fshatra të Skenderajt bëhen me ujësjellës

Kosova

Pesë fshatra të Skenderajt bëhen me ujësjellës

Më: 22 maj 2020 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Sot ka përfunduar projekti i ndërtimit të ujësjellësit për fshatrat Rakinicë, Rezallë e Re, Tushilë, Turiqec dhe Kopiliqi i Epërm të Komunës së Skenderajt.

Kryetari Bekim Jashari ka uruar banorët e këtyre fshatrave, të cilat nga sot do të kenë qasje në ujë të pijshëm nga ujësjellësi.

Ai ka bërë të ditur se brenda dy muajve do të përfundojë punimet edhe në shtatë fshatra të tjera për të përfunduar kështu projektin në tërësi.

Kryetari Jashari në emër të komunës që ai drejton ka falënderuar donatorët për financimin e këtij projekti, Qeverinë zvicerane për financimin e gypit kryesor dhe Qeverinë e Kosovës për financimin e kyçjeve individuale.

Jashari ka thënë se jetike mbetet ndërtimi i rezervuarit në Brus dhe po ashtu të fillojë të implementohet projekti i ndërtimit të pendës së Kuqicës, e cila do të sigurojë ujë të pijshëm edhe për komunat e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat