“Kësaj radhe pa vizita familjare”, urimi i Bekim Jasharit për festën e Bajramit

Kosova

“Kësaj radhe pa vizita familjare”, urimi i Bekim Jasharit për festën e Bajramit

Më: 23 maj 2020 Në ora: 19:56
Bekim Jashari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka uruar kosovarët e besimit islam për festën e Fitër Bajramit.

Jashari ka kërkuar nga ata që të respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit, dhe të mos ketë vizita familjare.

“Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Skenderajt, urime festa e Fitër Bajramit, uroj që Zoti i madhërishëm të pranoj agjërimin dhe lutjet tona!”, ka shkruar Jashari.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëkombas,

Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Skenderajt, urime festa e Fitër Bajramit, uroj që Zoti i madhërishëm të pranoj agjërimin dhe lutjet tona!

Kësaj radhe pa vizita familjare, festojmë në shtëpi me më të dashurit tonë.

Gëzuar!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat