Këndohen selavate e tekbire nga xhamia e haxhi Ibrahim Devollit

Kosova

Këndohen selavate e tekbire nga xhamia e haxhi Ibrahim Devollit

Më: 24 maj 2020 Në ora: 18:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si në shumë xhami të Kosovë, namazi i Fitër Bajramit nuk është falur as në xhaminë e Haxhi Ibrahim Devollit në lagjen Dardania në Pejë.

Duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Bashkësisë Islame imami i kësaj xhamie, Kushtrim Kelmendi tha se shkaku i pandemisë këtë vit nuk është bërë falja e zakonshme e Fitër Bajramit por vetëm janë kënduar 3 tekbire dhe 3 selavate.

Kelmendi shtoi më tej se gjatë muajit të Ramazanit edhe pse nuk kishte xhematë në xhami, puna e tyre ka vazhduar pandërprerë duke kryer ritualet e zakonshme e duke thirrur ezanin në vaktet e rregullta.

Veç kësaj, sipas imamit të kësaj xhamie që është ndërtuar më 2010 nga “Devolli Group”, gjatë këtij ramazani në këtë xhami është organizuar edhe leximi i tërësishëm i Kuranit i cili është transmetuar online në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat