Javë me mot jo stabil, vranët e me reshje shiu

Kosova

Javë me mot jo stabil, vranët e me reshje shiu

Më: 25 maj 2020 Në ora: 07:38
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e fundit e majit do të karakterizohet me mot jostabil, të vranët dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu.

IHK njofton se meqë në fushat barike do të ketë luhatje të herë pas hershme, priten edhe shkarkime rrufesh si pasojë e vranësirave konvektive të cilat do të jenë në zhvillim, kryesisht në stadin e parë dhe të mesëm të Troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, si për bimë, po ashtu edhe për popullatën.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat