Qytetarëve në Kosovë do t’u bëhen teste të temperaturës

Kosova

Qytetarëve në Kosovë do t’u bëhen teste të temperaturës

Më: 25 maj 2020 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Qytetarëve në Kosovë do t’u matet temperatura përmes disa testeve.

Këtë e ka paralajmëruar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se kjo do të bëhet në ditët e ardhshme

“Në ditët në vazhdim, bashkërisht me qytetarët, bashkërisht me juve, do të zhvillojmë teste të teperaturës, kampanjë informuese vetëdijsuese për të gjithë ne, dhe për këtë do t’ju informojmë me kohë”, tha Vitia në konferencën për media ku njoftoi për masat lehtësuese nga e enjtja.

Ai ritheksoi se me lehtësimin e masave kufizuese, do të bëhen të domosdoshme përdorimi i maskave, mbajtja e distancës dhe higjena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat