Prej 1 qershorit kthehen vizitat familjare në burgje

Kosova

Prej 1 qershorit kthehen vizitat familjare në burgje

Më: 26 maj 2020 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori do të fillojë me hapin e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj pandemisë Covid-19.

Shërbimi Korrektuese i Kosovës nga kjo datë do të do fillojë me lejimin e vizitave familjare për të burgosurit.

“Gjatë vizitës së tyre, secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse. Si masë lehtësuese, do të fillojmë me pranimin e vetëm dy (2) anëtarëve të ngushte të familjes dhe gradualisht do të rrisim edhe numrin e vizitorëve” thuhet në njoftimin e SHKK.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim” thuhet mes tjerash në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat