VV dorëzon kërkesën në KQZ për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

Kosova

VV dorëzon kërkesën në KQZ për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

Më: 26 maj 2020 Në ora: 17:17
Ilustrim

Sot, kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, Bajram Ajeti, ka dorëzuar kërkesën dhe propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve me datën 14.06.2020.

“Pezullimi i zgjedhjeve komunale për kryetar komune është bërë me datën 14.03.2020, nga presidenti për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirusit. Situata e krijuar në vend e posaqërisht në komunën tonë ku nuk kemi asnjë rast aktiv të infektuar me covid19 mbi një muaj.

Vlerësojmë se janë krijuar kushtet dhe rrethanat për t’u mbajtur zgjedhjet.
Ne sot dorëzuam propozimin tonë dhe presim që KQZ-ja në koordinim me institucionet shëndetësore të caktojnë datën e zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra Besianë.

Image
Kerkesa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat