Mostra të reja pritet të testohen në Vushtrri pas 8 rasteve të mbrëmshme - Bota Sot
Mostra të reja pritet të testohen në Vushtrri pas 8 rasteve të mbrëmshme

Kosova

Mostra të reja pritet të testohen në Vushtrri pas 8 rasteve të mbrëmshme

Më: 27 maj 2020 Në ora: 12:37
Xhafer Tahiri

Vetëm gjatë natës së djeshme në Komunën e Vushtrrisë janë raportuar 8 raste të reja të infektimit me Coronavirus, duke e çuar në 31 numrin e rasteve aktive nga 55 sa ishin të raportuara gjithsej që nga përhapja e pandemisë.

Kështu ka deklaruar për Front Online kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

Ai ka thënë se pas konfirmimit të këtyre rasteve janë identifikuar edhe kontaktet e këtyre personave. Tahiri ka konfirmuar se mostrat e tyre janë dërguar për testim.

“Të gjitha janë raste kontakti. Të gjitha rastet tjera të kontaktit janë identifikuar dhe janë në vetizolim. Janë marrë mostrat e tyre dhe do të testohen”, tha Tahiri.

Të gjithë pacientët e infektuar me Coronavirus nga Komuna e Vushtrrisë, sipas Tahirit janë në vetizolim përveç një pacienti i cili është duke marrë trajtim në Klinikën Infektive në QKUK.

“Gjendja e tyre është stabile, të gjithë pacientët janë në vetizolim në shtëpi, përveç njërit pacientë që ndodhet në Klinikën Infektive për të marrë trajtimin e duhur”, deklaroi më tutje Tahiri.

Në ndërkohë mbrëmë është bërë e ditur që të 8 rastet e konfirmuara me Coronavirus, ishin raste kontakti.

Tahiri mbrëmë ka konfirmuar se personi i cili doli pozitiv ditën e shtunë kishte frekuentuar tri ordinanca private, por të njëjtat nuk e kanë rekomanduar për testim për Covid-19, ani pse ka pasur shenja.

Nga ai rast kanë dalur edhe 8 të infektuar me Coronavirus, teksa sot janë marr edhe disa mostra të reja për testim. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat