Deputetët nga Podujeva kanë takuar sot zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani.
Ata biseduan për infrastrukturën rrugore në komunën e Pordujevës me theks të veçantë për magjistralen Podujevë-Prishtinë, në të cilën sipas tyre ka shkaktuar problem tek qytetarët, ngecja e punimeve dhe mungesa e shenjave sinjalizuese.
Shkrimi i plotë:
Me kolegët deputetë nga Podujeva, Saranden dhe Fitimin, u takuam me Zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani. Biseduam për infrastrukturën rrugore në komunën tonë me theks të veçantë për magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku e informuam zvministrin për problemet që ka shkaktuar tek qytetarët ngecja e punimeve dhe mungesa e shenjave sinjalizuese.
Kërkuam të përshpejtohen punimet dhe të përfundojë kjo rrugë që është tepër e rëndësishme për qytetarët e Podujevës dhe të ndalet maltretimi dhe rrezikimi i jetëve të secilit qytetar. Poashtu, kërkuam nga zvministri të ndahen fonde shtesë për disa rrugë lokale brenda komunës tonë, ku janë shumë të nevojshme për qytetarët.
E kishim të domosodoshme të ishte pjesë e bisedës edhe gjendja e rëndë e Lumit Llap, mungesa e përkujdesjes së institucioneve dhe hapat që duhet të ndërmerrën për të ruajtur pastërtinë dhe mbrojtjen e tjj.